Mire se vini seksionin e multimedia te Gazetes The Albanian online, ne kete seksion do te mund te gjeni disa nga filmat Shqiptar me pikant, dhe nje histori te shkruter per secilin film.
Ne qofte se keni ndonje preference per ndonje film, ju lutem mos hezitoni te na kontaktoni ne admin@thealbanian.co.uk ose komentoni ne kete artikull dhe do te mundohemi te bejm te mundur plotesimin e deshires tuaj.
Shikim te Kendshem.

Filmi “Yjet e netëve të gjata” prodhim i vitit 1973. Regjisor: Viktor Gjika, Skenari: Viktor Gjika, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Kujtim Laro. Interpretojnë: Tinka Kurti Sandër Prosi Pandi Raidhi Dhimitër Orgocka Llazi Serbo Esat Teliti Jani Skorovoti Petrika Riza Kadri Piro etj. Lufta antifashiste. Tafili djali i nënë Pashakos vritet nga fashistët. Pushtuesit të ndihmuar nga spiunët bëjnë bastisje në fshatin e Pashakos dhe e thërrasin atë dhe djemtë e tjerë të saj që të bëjnë identifikimin e ilegalit por asnjë nga familja nuk tregon se Tafili është i tyre. Rezistenca e Pashakos vazhdon megjithë raprezaljet që nuk kanë të mbaruar.
http://video.google.com/videoplay?docid=136924056776402226
Filmi “Operacioni Zjarri” prodhim i vitit 1973. Regjisor: Muharrem Fejzo. Interpretojnë: Llazi Serbo, Ndrek Luca, Tinka Kurti, Enver Plaku, Marie Logoreci, Qemal Mehmeti, Sulejman Dibra etj. Një punonjës i sigurimit Kreshnik Martini ka hyrë në rradhët e një bande agjenturiale e hedhur në veprim në Shqipëri dhe mbledh informacione në të gjithë aksionet e saj. Ky film bazohet në një ndodhi të vërtetë të kundërzbulimit shqiptar i cili në vitin ‘53 ka arritur të zbulojë një rrjet që synonte rrëzimin e pushtetit.
http://video.google.com/videoplay?docid=4569530526118406137
Filmi liri a vdekje
Liri A Vdekje Çerçiz Topulli Atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar të vendit. Hero i Popullit. Lindi në Gjirokastër. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë» në Gjirokastër. Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 18 mars 1908. Në thirrjen “Nga malet e Shqipërisë” drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën “Shpresa e Shqipërisë” Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, dhe ftonte gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 u vu në shërbim të qeverisë së I. Qemalit dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut. U vra më 15 korrik në Fushën e Shtoit (Shkodër) nga forcat e pushtuesve malazezë. Më 1937 eshtrat e Çerçiz Topulli u vendosën në Gjirokastër.
http://video.google.com/videoplay?docid=-3851846249053237318