The Albanian http://thealbanian.co.uk Gazeta Shqiptare ne Internet Sat, 12 Apr 2014 16:19:26 +0000 en-US hourly 1 http://wordpress.org/?v=3.8.2 Lajmet për jetimët… http://thealbanian.co.uk/lajmet-per-jetimet/ http://thealbanian.co.uk/lajmet-per-jetimet/#comments Sat, 12 Apr 2014 16:19:26 +0000 http://thealbanian.co.uk/?p=29564   Nga Petrit Kuçana Kur Kryeministri Rama po merrte rrugën e kthimit nga Londra drejt Tiranës dy shqiptarë zgjodhën hedhjen në det në vend të riatdhesimit. Trupi i njërit është gjetur… Humbja e dy jetëve shqiptare ishte thjesht lajm, për median britanike dhe me pas në atë shqiptare që kalon dhe të nesërmen natyrisht bëhet […]

The post Lajmet për jetimët… appeared first on The Albanian.

]]>
 

Nga Petrit Kuçana

Kur Kryeministri Rama po merrte rrugën e kthimit nga Londra drejt Tiranës dy shqiptarë zgjodhën hedhjen në det në vend të riatdhesimit. Trupi i njërit është gjetur…
Humbja e dy jetëve shqiptare ishte thjesht lajm, për median britanike dhe me pas në atë shqiptare që kalon dhe të nesërmen natyrisht bëhet lajm i vjetër.
Madje thjesht kujtohet një mërgimtar tjetër që nuk pati shansin që të kalonte kufirin e rreptë Britanik dhe zgjedhjen hedhjen nga treni ekspres për t’i shpëtuar riatdhesimit, shansi i fundit… ai i fundit fare… mbase…
Aty ku jeta dhe vdekja ndahen nga një sekondë e vetme dhe… më mirë shansin e fundit sesa rikthimin në Shqipëri.
Është historia e atyre jetimëve që në fund dikush thotë sa gjynah dhe jeta vazhdon ashtu shpërfillshëm me lajmet e reja nga BigBrother nga ndonjë thashethem për ndonjë darkë Fareoni ku më të “ndjekurit” bëhen ata që dinë dicka më shumë për llojin e verës që u pi, për sasinë e karkalecave të detit të konsumuar …(që shumë shqiptarë i kanë dëgjuar si emër).
Rastësishëm kujtohet ndonjë lajm sesi britanikët kapën disa të tjerë fatzinj në një maune dhe fotoja bëri xhiron nëpër median britanike.
Pak më “funny” del lajmi se disa të tjerë kanë gjetur një rrugë tjetër duke ardhur me Jahte… sërish janë ata jetimët… ata që presin një biletë të shtrenjtë njëdrejtimëshe Francë-Britani
Historisë së jetimëve i shtohet një episod tjetër, ku një shqiptari i merret jeta barbarisht nga organet policore greke me metodat me çnjerëzore… në një shtet “demokratik ” anëtar i BE-se…
Shoqëria civile në Shqipëri përhumbet nën shijen e makiatove nëpër lokalet e stërmbushura… Ai emigrant ishte thjesht një qytetar shqiptar i sojit të jetimëve. Fatkeqësisht nuk bënte pjese as në lëvizjet e LGBT-se as në shoqatat e mbrojtjes së kafshëve… ishte një shqiptar jetim..
Dhe sërish lajmet marrin drejtimin e seancave parlamentare ku natyrshëm pjellin debatin se kush shau më shumë dhe a e kishte sinqerisht kryeministri atë ndjesën që u kërkoi shqiptarëve atyre teleshikuesve që janë të detyruar të largojnë fëmijët nga ekranet kur shikojnë të zgjedhurit e tyre tek kacafyten me atë fjalor të papranueshëm as për një faqe serioze interneti apo të një komunikimi virtual…
E historitë përsëriten me ndonjë të dhënë “çuditërisht” të reduktuar, të të ardhurave të sjellë nga mërgimtarët. Po këtu po kujtohen ata… jetimët e mëdhenj, që pranojnë shansin e fundit të asaj fijes së flokut, por jo rikthimin në Shqipëri.
Kushedi si ndjehen ata që u premtuam mërgimtarëve “ndryshimin” e madh… Nuk është parë fare asnjë reagim prej tyre aq më keq prej njërit që deri dje ishte drejtuesi i një prej atyre të shoqërisë civile, por që e harroi këtë status ndërkohë që u bë një prej sekretarëve të kryeministrit të ardhshëm, e tani ministër edhe i rinisë. Po po edhe i Rinisë. A nuk ishte zoti Veliaj që trumbetoi idenë e tij për të drejtën e votës së mërgimtarëve?
Por mjafton një foto me ndonjë përfaqësues të një komuniteti në Shqipëri për të larguar vëmendjen nga ajo që ishte than vite e vite më parë për jetimët mërgimtarë…
Dhe biseda natyrshëm zgjon debatin nëse ai i kishte thirrur më parë fotobërësit apo u gjenden rastësisht. Nuk kalohet në heshtje as aftësia e tij për të bërë pak “Show”.
E gazetarët e medieve shqiptare harrojnë të pyesin së paku nëse vërtet e kishte seriozisht atë punën e të drejtës së mërgimtarëve për të drejtën e votës. Diku diku del ndonje lajm se zoti Veliaj mund të martohet këtë verë. E kjo nxit debatin nëse dasma do të jetë si e e paraardhësit apo se kush nga opozita do të shkojë.
Dikush në Londër në rrjetet sociale publikon ndonjë foto me Ministrin Veliaj ish-opozitarin që sillte disa abetare për mërgimtarët dhe diku diku ruhet ndonjë premtim për atë që qeveria e rilindjes do të bëjë për këta jetimët e mëdhenj.
E sërish mërgimtarët mbesin jetimët e mëdhenj.. e ndërmend të vjen thënia e një politikani të lartë që “shteti” do i kthejë sytë nga ju kur të kenë interes për votën tuaj.
Në mos çdo javë çdo muaj do të vinin votëkërkuesit për t’u interesuar për votën që s’mund ta blejnë as ta manipulojnë… por duket se kjo i tremb më shumë… E ndërkohë lajmet vazhdojnë… edhe për jetimët.

 

Postime te ngjashme :

The post Lajmet për jetimët… appeared first on The Albanian.

]]>
http://thealbanian.co.uk/lajmet-per-jetimet/feed/ 0
Bejtullah Destani nga Londra në Romë http://thealbanian.co.uk/bejtullah-destani-nga-londra-ne-rome/ http://thealbanian.co.uk/bejtullah-destani-nga-londra-ne-rome/#comments Sat, 12 Apr 2014 16:17:14 +0000 http://thealbanian.co.uk/?p=29561 Nga Bashkim Metalia Pas gati dy dekada e gjysmë në kryeqytetin britanik dhe për të gjithë rrethin e tij të gjerë; kolegësh, miqsh dhe të afërm të tij, Ambasada e Republikës së Shqipërisë nën kujdesin e Shkëlqesisë së tij Ambasadorit Mal Berisha,organizoi një takim lamtumire për Zëvendës Ambasadorin e Kosovës në Londër, studiuesin, politologun, hulumtuesin […]

The post Bejtullah Destani nga Londra në Romë appeared first on The Albanian.

]]>
Nga Bashkim Metalia

Pas gati dy dekada e gjysmë në kryeqytetin britanik dhe për të gjithë rrethin e tij të gjerë; kolegësh, miqsh dhe të afërm të tij, Ambasada e Republikës së Shqipërisë nën kujdesin e Shkëlqesisë së tij Ambasadorit Mal Berisha,organizoi një takim lamtumire për Zëvendës Ambasadorin e Kosovës në Londër, studiuesin, politologun, hulumtuesin dhe shqiptarin e madh, Zotin Bejtullah Destani. Takimi u organizua për nder të tij, i cili është emëruar në të njëjtin post si përfaqësues i shtetit të Kosovës në Romë.
“Ai ishte një Ambasador më përpara se Kosova të ketë shërbime diplomatike në Londër” ,- u shpreh Ambasadori Berisha.

Në fakt përtej së gjithash, Zoti Destani që në Qershor të vitit 1991, vit kur erdhi në Londër, iu përvesh punës ,në atë çka e motivonte më së shumti; hulumtimi dhe studimi i dokumenteve të pluhurosura historike në lidhje me Shqipërinë dhe trojet shqiptare.
Dokumentet dhe faktet historike të pazbuluara deri sa kanë rënë në duart e tij i dhanë një stimul të merituar nderi dhe respekti duke i ballafaquar ato me gjeopolitikën dhe obskurantistët e historisë dhe padyshim Zoti Destani me plot gojën ka luajtur rolin e Ambasadorit dhe të një përfaqësuesi të denjë të bashkatdhetarëve të vet në Britani dhe i shqiptarëve në tërësi.
Në takimin e organizuar në ambientet e Ambasadës shqiptare morën pjesë, miq, aktivistë bashkudhëtarë të zotit Destani, shqiptarë dhe britanikë, kolegë , përfaqësues nga përfaqësi të huaja diplomatike në Londër , dashamirës dhe admirues.
Ambasadori Berisha e falënderoj në emrin e tij personal dhe të stafit të ambasadës Zotin Destani për punën e palodhur dhe plot pasion,për ndihmën që i ka dhënë historisë dhe çështjes shqiptare, për miqësinë dhe kohën që kanë kaluar dhe si kolegë të dy përfaqësive diplomatike shqiptare.
Karriera e Zotit Bejtullah Destani, si studiues dhe politolog ia ka krijuar staturës së tij intelektuale privilegjin e të qenit pararojë e fakteve të panjohura në një vend si Britania. Shto këtu që këtë karrierë zoti Destani e intensifikoj si Zv/ambasador i Republikës së Kosovës që në vitin 2009 duke ndërthurur marrëdhëniet diplomatike dhe studimore si hallka të të njëjtit qellim.
Si diplomat Zoti Destani krijoj një strukturë të tijën në lidhje me shërbimin diplomatik. Njohjet dhe burimet njerëzore, gjeturia profesionale dhe njerëzore, janë çelësi i marrëdhënieve të suksesshme të tij.
Ai i ka shërbyer shtetit të Kosovës gjithë këta vite duke u përkushtuar në maksimum, jo vetëm në përmbushje të misionit por dhe për të kontribuar në efikasitetin diplomatik të marrëdhënieve ndërshtetërore. Ai ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në shkëmbimet dhe takimet e ndryshme edhe përpara se Kosova të këtë përfaqësinë e saj në Londër. Njohjet e shumta në ishull i kanë dhënë atij privilegjin që të ketë mundësinë për të krijuar rreth vetes një armatë të shquar intelektuale.
Tashmë karriera e tij diplomatike, dhe zhvendosja në një nga kryeqytetet elitë, do të hapin një dritare të re në jetën profesionale, pse jo dhe në zhbirimet e labirinteve arkivore në Romë , si një thesar tjetër i arkivave botërore.
Zoti Destani si një politolog, studiues, autor dhe bashkautor i tridhjetë e tre librave me karakter historik dhe kulturor në lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët, ka krijuar një emër të madh jo vetëm në historiografinë shqiptare por dhe më gjerë.
Ai konsiderohet dhe vlerësohet si “ambasadori” i përjetshëm i shqiptarëve, , librari shëtitës dhe një i pasionuar pas të vërtetës jo aq shumë asaj universale sa atë njerëzore. Historiani britanik Noel Malcolm , zotin Destani, e quan një enciklopedi e gjallë e mendimit dhe e shkencës shqiptare.

Në Shtator të vitit 1997 Zoti Destani themeloi Qendrën për studime shqiptare në Angli, gjë që i shërbeu si vatër e një numri të madh botimesh librash dhe dorëshkrimesh historikë.
Diçka mbi jetën dhe veprimtarinë e Bejtulla Destanit
Ai ka lindur më 13 Gusht 1960 në Opojë Prizren. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Më 1980 ka filluar studimet në shkencat politike në Beograd. Më 1986 ka publikuar në Beograd, librin e tij të parë,”Bibliografi 1850-1984”. Për shkak të situatës gjithnjë e më të rrezikshme në vendlindjen e tij Kosovë, në 1991 emigroi në Londër-Mbretëria e Bashkuar, ku jeton dhe sot.
Destani ia ka dedikuar jetën e tij studimeve shqiptare, në veçanti kërkimeve mbi marrëdhëniet kulturore britaniko-shqiptare dhe ka bërë zbulime të rëndësishme për historinë shqiptare, në bibliotekat dhe arkivat britanike, gjermane, austriake, italiane, turke e më gjerë.
Në tetor 2008 u emërua Sekretar i Parë i Ambasadës së Republikës së Kosovës, të sapo hapur në Londër dhe në nëntor 2009 emërohet Ministër Këshilltar. Destani shumë shpejt për bordin e shoqërisë që themeloi, ia arriti të përfitojë emra të shquar rreth kulturës dhe historisë shqiptare.
Në 1997, Bejtullah Destani themelon Qendrën bamirëse “Qendra për Studime Shqiptare”, në Londër dhe ka arritur, si kreu i kësaj Qendre, të publikojë apo ripublikojë një numër të konsiderueshëm të veprave më të rëndësishme për studimet shqiptare si:“Shqipëria dhe Kosova, Kufijtë Politikë dhe Etnikë, 1867-1946”, Dokumente dhe Harta, nga Bejtullah Destani, Slough (sot Cambridge Archive Edition-Cambridge University Press) 1999;
“E Vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët, Çështje Historike dhe Kritike”, nga Vaso Pasha, Londër 1999; Harry Hodgkinson: “Skënderbeu”, Londër 1999; Faik Bej Konica: “Korrespondencë e zgjedhur 1896-1942”, Londër 2000; Wadham Peacock: “Shqipëria e Egër”, Londër 2000; M. Edith Durham: “Shqipëria dhe Shqiptarët, Artikuj dhe Letra të Zgjedhura, 1903-1944”, Londër 2001; Bejtullah Destani (editor): “Mali i Zi-Kufinjtë Etnikë dhe Politikë 1840-1920” (2 vëllime), Londër 2001; Dayrell R. Okley-Hill: “Një Anglez në Shqipëri, Kujtimet e një Oficeri Britanik, 1929-1955”, Londër 2002; Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet Etnike në Ballkan, 1860-1971”, (6 vëllime), Slough 2004; Duncan Heaton-Armstrong: “6 Muaj Mbretëri-Shqipëria 1914”, Londër 2004; Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet në Lindjen e Mesme, Minoriteti Izraelit në Vendet Arabe, 1841-1974”, (3870 faqe të përmbledhura në 6 vëllime), Slough 2005; Bejtullah Destani (editor): “Komunitetet Fetare në Jeruzalem dhe Minoritetet në Izrael, 1843-1974”, (2900 faqe të përmbledhura në 4 vëllime), Slough 2005; Gjergj Fishta(përkthyer nga Robert Elsie): “Lahuta e Malësisë”, Londër 2005; Robert Elsie: “Historia e Letërsisë Shqipe”, Londër 2005; Bejtullah Destani (editor): “Komuniteti Kurd, 1918-1974”, (4 vëllime) Slough 2006; Bejtullah Destani (editor): “Komuniteti Druzh, 1840-1974”, (4 vëllime), Slough 2006; Oëen Pearson: “Shqipëria në Shekullin e Njëzetë: Një Histori”, (3 vëllime), Londër 2006; Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet Myslimane në Vendet Arabe”, (4 vëllime), Slough 2006; Clarisa de Waal: “Shqipëria sot”, Londër 2007; Bejtullah Destani (editor): “Minoritetet Kristiane nëLindjen e Mesme”, (10 vëllime), Slough 2007; Arthur Evans: “Iliria e Lashtë”, Londër 2007; Bejtullah Destani dhe Robert Elsie (editor): “Eduard Liri në Shqipëri”, Londër 2008; Fatos Lubonja: “Ridënimi”, Londër 2009; Anna Di Lelio: “Beteja e Kosovës”, Londër 2009; Bejtullah Destani dhe Jason Tomes (editor): Miku më i Madh i Shqiptarëve-Aubrey Herbert dhe Krijimi i Shqipërisë Moderne”, me parathënie të Noel Malcolm, Londër 2011; Sir Arthur Evans: “Letra Shqiptare: Nacionalizmi, Pavarësia dhe Lidhja Shqiptare”, Londër 2011.
Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë Zoti Destani së bashku me Robert Elsie promovuan librin dokumentar nga më të rëndësishmit që ëshë të botuar ndonjëherë për Çamërinë , “The Cham Albanians of Greece”.
Luftërat Ballkanike: raporte konsullore britanike nga Maqedonia në vitet e fundit të Perandorisë Osmane
Nga Robert Elsie dhe Bejtullah Destani.
Dhe shume e shumë botime te tjera që Bejtullah Destani ka në dorë dhe që nuk resht asnjë moment të vetëm në kërkim të dokumenteve dhe fakteve të pazbuluara historike.
Ambasada Shqiptare është jo vetëm një institucion shtetëror, por është kthyer edhe në një qendër kulturore e cila kur është fjala për promovime të personaliteteve të shquara dhe për takime vlerësuese apo dhe lamtumire si kjo që u organizua ne nder te Bejtulla Destanit, dyert e saj janë gjithmonë të hapura.
Zotit Destani ju akordua një Certifikate mirënjohje dhe falënderimi në emër të ambasadës.

 

 

 

 

 

Postime te ngjashme :

The post Bejtullah Destani nga Londra në Romë appeared first on The Albanian.

]]>
http://thealbanian.co.uk/bejtullah-destani-nga-londra-ne-rome/feed/ 0
Ikonat, Prokuroria përfundon hetimet, dërgon për gjykim Thimon e Spahon http://thealbanian.co.uk/ikonat-prokuroria-perfundon-hetimet-dergon-per-gjykim-thimon-e-spahon/ http://thealbanian.co.uk/ikonat-prokuroria-perfundon-hetimet-dergon-per-gjykim-thimon-e-spahon/#comments Wed, 02 Apr 2014 18:03:26 +0000 http://thealbanian.co.uk/?p=28304 TIRANE - Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj shtetasve Gjergji Thimio dhe Arben Spaho, të akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes së veprave të artit dhe kulturës”, kryer në bashkëpunim.  Hetimi i prokurorisë ka nisur në bazë të materialit të referuar nga Policia e Shtetit. Sipas prokurorisë, gjatë hetimit […]

The post Ikonat, Prokuroria përfundon hetimet, dërgon për gjykim Thimon e Spahon appeared first on The Albanian.

]]>
TIRANE - Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj shtetasve Gjergji Thimio dhe Arben Spaho, të akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes së veprave të artit dhe kulturës”, kryer në bashkëpunim. 

Hetimi i prokurorisë ka nisur në bazë të materialit të referuar nga Policia e Shtetit. Sipas prokurorisë, gjatë hetimit ka rezultuar se dy shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprës penale të vjedhjes së veprave të artit në sasi të mëdha. 

Sipas organit të akuzës, një pjesë e madhe e objekteve të gjendura në ambientet që administroheshin nga shtetasit Thimio dhe Spaho, rezultojnë të vjedhura nga disa objekte fetare dhe kulti në zona të ndryshme të Shqipërisë. 

Ndërkohë mësohet se Prokuroria e Tiranës ka veçuar çështjen dhe po vijon hetimet për të zbuluar se ku gjenden 78 ikona, të cilat kanë qenë të pajisura me pasaportë nga shtetasi Gjergji Thimio dhe nuk janë më në koleksionin e tij. 

Dy të dyshuarit për trafik ikonash, koleksionisti Gjergji Thimo dhe Arben Spaho, u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Ikona”. Në shtëpitë e dy të dyshuarve, në zonën e “Ali Demit” dhe në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, policia sekuestroi rreth 1077 objekte, si afreske, ikona kishtare, murale e piktura bronzi, që mendohet se i përkasin periudhës së Mesjetës. I dyshuari Spaho tha se ikonat e gjetura në shtëpinë e tij, ia kishte dhënë Gjergji Thimo, në këmbim të një borxhi prej 2 milionësh që ia kishte marrë dhe nuk po ia shlyente dot. Koleksionisti Thimo, që vijon të jetë prapa hekurave, mohoi kategorikisht akuzën e “Trafikimit të veprave të artit”.

EKSPERTIZA E IKONAVE
Pas ekspertizës së ikonave të koleksionistit Gjergji Thimo, rezulton se objektet relike kishtare janë vjedhur nga katër kisha në vendin tonë. Konkretisht, veprat rezultojnë se janë vjedhur nga Kisha e Shën Thanasit në Voskopojë, Kisha e Shën Thanasit të Karavastasë në Lushnjë, Kisha e Shën Marisë në Bishtqethun të Lushnjës dhe Kisha e Manastirit në Spille. 
Gjithashtu, në raportin e përpiluar nga 11 ekspertë është theksuar se 21 prej këtyre veprave të artit i përkasin trashëgimisë kulturore maqedonase, nga e cila pritet edhe një kërkesë për kthimin e tyre në vendin e origjinës. 

Ndërkaq, në ekspertizën që është bërë ka rezultuar edhe një gabim që është bërë nga forcat e policisë. Kjo, pasi uniformat blu kanë bërë një gabim në numërim, duke shënuar 477 vepra arti, kur në fakt janë 476. Sipas këtij raporti, 21 prej këtyre objekteve nuk janë pjesë të trashëgimisë kulturore, edhe pse disa prej tyre janë objekte të vjetra rreth 100-vjeçare. Këto objekte, rezultojnë të certifikuara nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurisë Kulturore. 

Pjesa tjetër, prej 454 objektesh, janë trashëgimi kulturore dhe sipas legjislacionit janë në pronësi të shtetit shqiptar. Por gjatë vrojtimit të këtyre objekteve, rezulton se 15 baldakinët e ikonostaseve, të cilat janë pjesë druri unikal e të gdhendur në mënyrë artistike, janë sharruar dhe gjymtuar. Sipas raportit, datimi më i hershëm i këtyre objekteve i takon shekullit 16 dhe 17, që i përket ikonës “Krishti Pantokrat”, që është prej druri dhe tempera. 

Postime te ngjashme :

The post Ikonat, Prokuroria përfundon hetimet, dërgon për gjykim Thimon e Spahon appeared first on The Albanian.

]]>
http://thealbanian.co.uk/ikonat-prokuroria-perfundon-hetimet-dergon-per-gjykim-thimon-e-spahon/feed/ 0
Elbasan, zjarri shkrumbon banesën, burrë e grua nxirren të karbonizuar http://thealbanian.co.uk/elbasan-zjarri-shkrumbon-banesen-burre-e-grua-nxirren-te-karbonizuar/ http://thealbanian.co.uk/elbasan-zjarri-shkrumbon-banesen-burre-e-grua-nxirren-te-karbonizuar/#comments Wed, 02 Apr 2014 17:59:29 +0000 http://thealbanian.co.uk/?p=28300 ELBASAN- Dy persona kanë humbur jetën nga zjarri i rënë në një banesë në fshatin Mlizë të Elbasanit.  Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme, ndërsa policia e këtij qyteti bën me dije se viktimat janë bashkëshortët Dhimitër dhe Sanie Sinani.  Dyshohet se zjarri fillimisht ka rënë në kuzhinën e banesës së tyre, në katin e dytë, […]

The post Elbasan, zjarri shkrumbon banesën, burrë e grua nxirren të karbonizuar appeared first on The Albanian.

]]>
ELBASAN- Dy persona kanë humbur jetën nga zjarri i rënë në një banesë në fshatin Mlizë të Elbasanit. 

Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme, ndërsa policia e këtij qyteti bën me dije se viktimat janë bashkëshortët Dhimitër dhe Sanie Sinani. 

Dyshohet se zjarri fillimisht ka rënë në kuzhinën e banesës së tyre, në katin e dytë, duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë shtëpinë. 

Çifti i bashkëshortëve ka parë flakët që përfshinin banesën dhe janë munduar t’i shuajnë ato, duke humbur kështu edhe jetën. Ata janë nxjerrë të karbonizuar nga banesa e tyre. Në banesë nuk ndodhej asnjë pjesëtar tjetër i familjes Sinani.

Nga hetimet paraprake rezulton se shkak për rënien e zjarrit është bërë rrjedhja e gazit nga bombola. Mësohet se në banesë ka qenë ndezur soba e druve e cila ka provokuar zjarrin. Bashkëshortët janë asfiksuar nga tymi i gazit dhe trupat e tyre janë karbonizuar. 

Ngjarja e rëndë ka shokuar djalin e viktimave, të cilit i ka rënë të fikët kur ka parë prindërit e pajetë. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Momentalisht forcat zjarrfikëse janë ende në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Postime te ngjashme :

The post Elbasan, zjarri shkrumbon banesën, burrë e grua nxirren të karbonizuar appeared first on The Albanian.

]]>
http://thealbanian.co.uk/elbasan-zjarri-shkrumbon-banesen-burre-e-grua-nxirren-te-karbonizuar/feed/ 0
Pas akuzave të PD, urdhri për administratën: Merrni dëshmitë e penalitetit http://thealbanian.co.uk/pas-akuzave-te-pd-urdhri-per-administraten-merrni-deshmite-e-penalitetit/ http://thealbanian.co.uk/pas-akuzave-te-pd-urdhri-per-administraten-merrni-deshmite-e-penalitetit/#comments Wed, 02 Apr 2014 17:55:45 +0000 http://thealbanian.co.uk/?p=28296 TIRANE - Shumica dërrmuese e punonjësve të administratës publike kanë aplikuar për pajisjen me dëshmi penaliteti, një dokument që vërteton gjendjen gjyqësore, nëse një person është dënuar më parë për kryerjen e ndonjë vepre penale. Në disa institucione kryesore në vend, zyrtarëve dhe punonjësve u është kërkuar rifreskimi i dokumentacionit në dosje dhe mes të tjerash, […]

The post Pas akuzave të PD, urdhri për administratën: Merrni dëshmitë e penalitetit appeared first on The Albanian.

]]>
TIRANE - Shumica dërrmuese e punonjësve të administratës publike kanë aplikuar për pajisjen me dëshmi penaliteti, një dokument që vërteton gjendjen gjyqësore, nëse një person është dënuar më parë për kryerjen e ndonjë vepre penale. Në disa institucione kryesore në vend, zyrtarëve dhe punonjësve u është kërkuar rifreskimi i dokumentacionit në dosje dhe mes të tjerash, edhe pajisja me një dëshmi të re penaliteti. Në fakt, nuk ka një urdhër të shkruar, por nga drejtoritë e burimeve njerëzore në institucioneve, secilit punonjës i është kërkuar që të dorëzojë këtë dokument dhe arsyet janë nga më të ndryshmet, që nga ristrukturimi i drejtorive e deri tek mospasja në dosje e një dokumenti të tillë. Për këtë shkak, përgjatë muajve të fundit ka pasur një bum kërkesash nga punonjësit e administratës për t’u pajisur me këtë dokument. Në pamje të parë, duket si kërkesë normale dhe një dokument i tillë është kërkuar në vijimësi për çdo person që aplikon rishtas për një vend pune, por nuk shpjegohet arsyeja përse u kërkohet atyre punonjësve që kanë kryer një detyrë të caktuar, pranë të njëjtin institucion prej një kohë të gjatë. Mesa duket, kërkesa lidhet me akuzat e fundit të bëra nga opozita, e cila po publikon çdo ditë emra zyrtarësh të emëruar në detyra të rëndësishme, të cilët i lidh me përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale. Pajisja me një dëshmi të rifreskuar penaliteti, që u është kërkuar punonjësve të administratës, mesa duket është një formë për të bërë një ‘certifikim’ të shpejtë të tyre, për pastërtinë e gjendjes gjyqësore. Madje dje, Ministria e Brendshme në kundërpërgjigje të akuzave të Partisë Demokratike, publikoi dëshminë e penalitetit të drejtorit të Shtëpisë së Pushimit, Roni Shqiopa, i cili rezulton person i padënuar më parë. 
Kërkesa për Administratën 
Zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve thanë se përgjatë muajit janar ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm të kërkesave për pajisjen me dëshmi penaliteti. Fluksi ka vijuar edhe përgjatë muajit shkurt dhe disi më i reduktuar në muajin mars. Dikasteri qendror i burgjeve nuk mund të konfirmojë nëse personat që kanë aplikuar për t’u pajisur me dokument janë ose jo punonjës të administratës, por konfirmojnë fluksin e jashtëzakonshëm. Por ndërkohë konfirmohet nga shumë punonjës të institucioneve të ndryshme, të cilët duke qenë se u është kërkuar paraqitja pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në institucionin ku punojnë që të dorëzojnë një dëshmi penaliteti, kanë aplikuar për t’u pajisur me këtë dokument. Në disa institucione qendrore punonjësve u është lënë afat deri në përfundim të muajit mars të dorëzojnë dokumentin e dëshmisë së penalitetit. Ndërsa të tjera institucione janë siguruar që këtë dokument ta bëjnë pjesë të dosjes së secilit punonjës, qoftë zyrtar apo punonjës i thjeshtë. Javët e fundit opozita ka denoncuar emërimin në poste kyçe të personave, që sipas saj, janë me precedentë të mëparshëm penalë, madje dhe të dënuar më parë.

Postime te ngjashme :

The post Pas akuzave të PD, urdhri për administratën: Merrni dëshmitë e penalitetit appeared first on The Albanian.

]]>
http://thealbanian.co.uk/pas-akuzave-te-pd-urdhri-per-administraten-merrni-deshmite-e-penalitetit/feed/ 0
Zvicra i sekuestron 155 milionë € dhe mbi 62 kg ari një shtetasi shqiptar http://thealbanian.co.uk/zvicra-sekuestron-155-milione-e-dhe-mbi-62-kg-ari-nje-shtetasi-shqiptar/ http://thealbanian.co.uk/zvicra-sekuestron-155-milione-e-dhe-mbi-62-kg-ari-nje-shtetasi-shqiptar/#comments Wed, 02 Apr 2014 17:54:06 +0000 http://thealbanian.co.uk/?p=28293 BERNE-Miliona euro dhe 62 kg ar iu gjetën në banesë një shqiptari në Zvicër.  Për herë të parë në historinë e çështjeve penale të Zvicrës është vendosur një sekuestrim prej 155 milionë eurosh ndaj shqiptaro-zviceranit, Petrit Kamatës, të ashtuquajtur, “Bos i bosëve të floririt”, shkruan “Presheva Jonë”.  Gjykata Penale zbatoi kërkesën e gjyqësorit italian, i […]

The post Zvicra i sekuestron 155 milionë € dhe mbi 62 kg ari një shtetasi shqiptar appeared first on The Albanian.

]]>
BERNE-Miliona euro dhe 62 kg ar iu gjetën në banesë një shqiptari në Zvicër. 

Për herë të parë në historinë e çështjeve penale të Zvicrës është vendosur një sekuestrim prej 155 milionë eurosh ndaj shqiptaro-zviceranit, Petrit Kamatës, të ashtuquajtur, “Bos i bosëve të floririt”, shkruan “Presheva Jonë”. 
Gjykata Penale zbatoi kërkesën e gjyqësorit italian, i cili kërkonte që të bllokohej pasuria e 55-vjeçarit Petrit Kamata, pas hetimit të vilës “Fort Knox”, e cila vlente 188 milionë euro. 

Hetimet për vilën nisën pasi aty mendohej se gëlonte kontrabanda e arit dhe argjendit 

Petrit Kamata me shtetësi shqiptare akuzohet për trafik ari me Zvicrën 

Prokurori Marco Dioni e kishte mbajtur sekret hetimin deri në momentin e finalizimit. 

Shetasi nga Shqipëria, Petrit Kamata konsiderohet si “bosi i bosëve të floririt dhe argjendit”, pas përfshirjes në një çështje në korrik të 2011-ës. 
Në fillim iu sekuestruan 60 kg argjend dhe 1 kg e gjysmë ar. 
Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë zvicerane shpejt e kuptuan se ata ishin para rrjeti shumë më të madh sesa ky episod. Gjatë hetimeve, hetuesit e kishte ndjekur hap pas hapi aktivitetet e organizatës, nëpërmjet thirrjeve telefonike që argjendarëve dhe korrierët shkëmbehen pa shumë masa paraprake. Trafiku prej ari dhe argjendi dhe deri poshtë në gadishullin është intensiv, jo vetëm në Marcianise, por edhe në zona të tjera të jugut si Sicil . Pastaj shufra janë dërguar në Arezzo, që ishte qendër kryesore në Zvicër, ku korrieri erdhi i ngarkuar me shishe me lëng frutash dhe iku me ar nën dyshemenë e makinës. 

Postime te ngjashme :

The post Zvicra i sekuestron 155 milionë € dhe mbi 62 kg ari një shtetasi shqiptar appeared first on The Albanian.

]]>
http://thealbanian.co.uk/zvicra-sekuestron-155-milione-e-dhe-mbi-62-kg-ari-nje-shtetasi-shqiptar/feed/ 0
Quajti gomarin e tij komandan ushtrie, fermeri dënohet me 1 vit burg http://thealbanian.co.uk/quajti-gomarin-e-tij-komandan-ushtrie-fermeri-denohet-1-vit-burg/ http://thealbanian.co.uk/quajti-gomarin-e-tij-komandan-ushtrie-fermeri-denohet-1-vit-burg/#comments Wed, 02 Apr 2014 17:52:56 +0000 http://thealbanian.co.uk/?p=28290 Një shaka i ka kushtuar rëndë një fermeri në Egjip, i cili u dënua me 1 vit burg pasi deklarojë se gomari i tij ishte komandat ushtrie. Kjo sipas vendasve është marrë si fyerje nga ana e ushtrisë egjiptiane, pasi është vënë në lojë figura e shefit të dorëhequr të forcave ushtarake të Egjiptit, Abdel […]

The post Quajti gomarin e tij komandan ushtrie, fermeri dënohet me 1 vit burg appeared first on The Albanian.

]]>
Një shaka i ka kushtuar rëndë një fermeri në Egjip, i cili u dënua me 1 vit burg pasi deklarojë se gomari i tij ishte komandat ushtrie. Kjo sipas vendasve është marrë si fyerje nga ana e ushtrisë egjiptiane, pasi është vënë në lojë figura e shefit të dorëhequr të forcave ushtarake të Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi. 

Gjykata për Kundërvajtje në Qena ka dënuar Omar Abul Maged me një vit burgim pasi e kishte emëruar gomarin e tij “Sisi” dhe i kishte vënë një kapelë ushtarake në kokën e gomarit. Nga ana tjetër, ish-ministri i mbrojtjes, al-Sisi, rrëzoi nga pushteti presidentin Mohamed Morsi korrikun e vitit të kaluar ndërsa tani po kandidon vet për president. 

Abdul Maged ka gjashtë muaj që po qëndron në paraburgim. Ndërsa pas dorëheqjes së al-Sisit javën e kaluar, kritikat ndaj tij janë intensifikuar në disa qarqe dhe po kërkohet lirimi i Magedit. 

Postime te ngjashme :

The post Quajti gomarin e tij komandan ushtrie, fermeri dënohet me 1 vit burg appeared first on The Albanian.

]]>
http://thealbanian.co.uk/quajti-gomarin-e-tij-komandan-ushtrie-fermeri-denohet-1-vit-burg/feed/ 0
Kryeministri i Serbisë, Vuçiç: I gatshëm për takim dhe bisedime me Ramën http://thealbanian.co.uk/kryeministri-serbise-vucic-gatshem-per-takim-dhe-bisedime-ramen/ http://thealbanian.co.uk/kryeministri-serbise-vucic-gatshem-per-takim-dhe-bisedime-ramen/#comments Wed, 02 Apr 2014 17:51:12 +0000 http://thealbanian.co.uk/?p=28287 TIRANE - Kryeministri i ri i Serbisë, Alexander Vuçiç, në një interviste për “Deutsche Welle” ka shprehur gatishmërinë për tu takuar me kryeministrin Edi Rama. Vizita e planifikuar e Ramës në fillim të shkurtit në Beograd, e para e një Kryeministri shqiptar pas më shumë se gjysmë shekulli, u shty për shkak të fushatës zgjedhore në […]

The post Kryeministri i Serbisë, Vuçiç: I gatshëm për takim dhe bisedime me Ramën appeared first on The Albanian.

]]>
TIRANE - Kryeministri i ri i Serbisë, Alexander Vuçiç, në një interviste për “Deutsche Welle” ka shprehur gatishmërinë për tu takuar me kryeministrin Edi Rama. Vizita e planifikuar e Ramës në fillim të shkurtit në Beograd, e para e një Kryeministri shqiptar pas më shumë se gjysmë shekulli, u shty për shkak të fushatës zgjedhore në Serbi. 

Por Vuçiç, që më 27 prill do të marrë drejtimin e qeverisë tha se ai e mirëpret një takim me kryeministrin shqiptar.

“Sa i përket takimeve me zotin Rama, unë jam i gatshëm në çdo moment të takohem me të në Beograd apo në Tiranë. Thënë qartë: jam plotësisht i gatshëm për takim dhe bisedime me të. Mendoj se zoti Rama dhe unë do të takohemi dhe do të bisedojmë gjatë këtij viti. Për mua është absolutisht e parëndësishme se ku do të takohemi, unë nuk vuaj nga gjëra të këtilla”. Ai thekson se “një takim i tillë është i rëndësishëm për Serbinë. “Puna ime është që të mbroj interesat e Serbisë dhe mendoj se është me rëndësi që të takohem me kryeminisrin e Shqipërisë. Mendoj se një takim i tillë në asnjë mënyrë nuk do të destabilizonte rajonin. Përkundrazi”, – u shpreh Vuçiç.

Postime te ngjashme :

The post Kryeministri i Serbisë, Vuçiç: I gatshëm për takim dhe bisedime me Ramën appeared first on The Albanian.

]]>
http://thealbanian.co.uk/kryeministri-serbise-vucic-gatshem-per-takim-dhe-bisedime-ramen/feed/ 0
Meta takon Mbretëreshën e Danimarkës, falenderon për pritjen solemne http://thealbanian.co.uk/meta-takon-mbretereshen-e-danimarkes-falenderon-per-pritjen-solemne/ http://thealbanian.co.uk/meta-takon-mbretereshen-e-danimarkes-falenderon-per-pritjen-solemne/#comments Wed, 02 Apr 2014 17:49:17 +0000 http://thealbanian.co.uk/?p=28284 KOPENHAGEN- Në vijim të vizitës së tij dyditore në Danimarkë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi ditën e sotme një takim me Mbretëreshën e Danimarkës. Gjatë takimit me Madhërinë e saj, Meta falenderoi Mbretëreshën për pritjen solemne. “Danimarka është vend i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë”- tha gjatë fjalës së tij, Meta.  Pjesë e axhendës së […]

The post Meta takon Mbretëreshën e Danimarkës, falenderon për pritjen solemne appeared first on The Albanian.

]]>
KOPENHAGEN- Në vijim të vizitës së tij dyditore në Danimarkë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi ditën e sotme një takim me Mbretëreshën e Danimarkës. Gjatë takimit me Madhërinë e saj, Meta falenderoi Mbretëreshën për pritjen solemne. “Danimarka është vend i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë”- tha gjatë fjalës së tij, Meta. 
Pjesë e axhendës së kryetarit të Kuvendit, Meta, ishin dhe takimet e zhvilluara dje me Ministrin i Ushqimit, Bujqësisë dhe Peshkimit z. Dan Jorgensen dhe me Ministrin danez për Biznesin dhe Rritjen Ekonomike, z. Henrik Sass Larsen. 

Postime te ngjashme :

The post Meta takon Mbretëreshën e Danimarkës, falenderon për pritjen solemne appeared first on The Albanian.

]]>
http://thealbanian.co.uk/meta-takon-mbretereshen-e-danimarkes-falenderon-per-pritjen-solemne/feed/ 0
Bruksel, Fyle-Ramës: Shqipëria ka kapacitetin për të zgjidhur sfidat e integrimit http://thealbanian.co.uk/bruksel-fyle-rames-shqiperia-ka-kapacitetin-per-te-zgjidhur-sfidat-e-integrimit/ http://thealbanian.co.uk/bruksel-fyle-rames-shqiperia-ka-kapacitetin-per-te-zgjidhur-sfidat-e-integrimit/#comments Wed, 02 Apr 2014 17:44:01 +0000 http://thealbanian.co.uk/?p=28281 BRUKSEL- Në kuadër të axhendës zyrtare, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Bruksel me Stefan Fylen, Komisionerin për Zgjerimin. Fyle mirëpriti angazhimin e vazhdueshem të Shqipërisë për reforma që kanë të bëjnë me integrimin europian dhe përgëzoi veprimet e ndërmarra nga qeveria në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.  “Jam i bindur se […]

The post Bruksel, Fyle-Ramës: Shqipëria ka kapacitetin për të zgjidhur sfidat e integrimit appeared first on The Albanian.

]]>
BRUKSEL- Në kuadër të axhendës zyrtare, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Bruksel me Stefan Fylen, Komisionerin për Zgjerimin. Fyle mirëpriti angazhimin e vazhdueshem të Shqipërisë për reforma që kanë të bëjnë me integrimin europian dhe përgëzoi veprimet e ndërmarra nga qeveria në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 
“Jam i bindur se vendi ka kapacitetin për të zgjidhur sfidat e integrimit europian me vendosmëri” –bëri me dije komisioneri Fyle, i cili gjithashtu mirëpriti qëndrimin e qeverisë në Shqipëri për një qasje gjithëpërfshirëse ndaj reformave bazuar në dialogun konstruktiv dhe përfshirjen e opozitës për qendrueshmërinë dhe suksesin e reformave. 
Komisioneri theksoi se të gjitha energjitë vitale të vendit, duke përfshirë edhe ato të shoqërisë civile, duhet të përdoret për të cuar përpara axhendën e BE-së. Në këtë kontekst, ai theksoi rëndësinë e Dialogut të Nivelit të Lartë në prioritetet kryesore dhe ra dakord me kryeministrin Rama për të mbajtur mbledhjen e ardhshme në fillim të qershorit. 

Postime te ngjashme :

The post Bruksel, Fyle-Ramës: Shqipëria ka kapacitetin për të zgjidhur sfidat e integrimit appeared first on The Albanian.

]]>
http://thealbanian.co.uk/bruksel-fyle-rames-shqiperia-ka-kapacitetin-per-te-zgjidhur-sfidat-e-integrimit/feed/ 0